Shtylla e thyer nga një kamion që bartte një ekskavator - Foto: KALLXO.com

Kamioni Rrëzon Shtylla Elektrike e Këput Kabllo

Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë për KALLXO.com se shtyllat janë dëmtuar nga një kamion, i cili po bartte një ekskavator.

Përveç që ka thyer shtyllat elektrike, kamioni në fjalë edhe ka këputur kabllo të rrymës dhe kabllo të tjera duke rrezikuar jetën e personave që kanë kaluar andejpari.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet e KEDS-it.

KALLXO.com sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.