Kabineti i Haradinajt e nis punën me një minutë heshtje në nderim të "Epopesë së Jasharajve"

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me stafin e tij takimin e mëngjesit sot e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të familjes Jashari.

“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.