Rrëfimi i Besarta Jasharit: Dita kur policia serbe e masakroi familjen time

Besarta Jashari ka rrëfyer për BBC ngjarjen e tmerrshme të familjes Jashari të datave 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Televizioni britanik para katër vjetësh kishte publikuar dokumentarin për vrasjen e Adem Jasharit dhe masakrën e kryer ndaj familjes së tij në fillim.

Në filmime të dokumentarit protagonist është e mbijetuara e vetme e kësaj familjeje, Besarta Jashari.

“Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjen e Jasharajve. Pas sulmit treditor, Adem Jashari, anëtar dhe themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë”, ka shkruar BBC.

Dokumentarin e plotë të BBC mund ta ndiqni në këtë link: