Javën e ardhshme në Gjilan promovohen dy vepra të Ilir Muharremit
Biblioteka “Fan Noli” në Gjilan do të promovojë javën e ardhshme, më 24 dhjetor, dy libra të krijuesit Ilir Muharremi: romanin ‘Psycho’ dhe librin shkencor- analitik ‘Moskuptimet’.
Promovimi do të bëhet në ora 16:00 ndërsa pritet që për librat e Muharremit të flasin studiues dhe njohës të letrave shqipe.
Dy librat e Muharremit që do të promovohen në Gjilan kanë ndezur debate të ndryshme mbi temat dhe idetë që trajtojnë, dhe përveç kësaj romani “Psycho” rangohet si i pari në vend i cili trajton tematikën triler- horror, dhe i vlerësuar edhe me çmime.
“Moskuptimet” (2016), është libër shkencor i cili trajton, siç thotë vetë autori, vdekjen e Zotit dhe drejtësinë si diçka përmbi Zotin.
Autori këtu tejkalon çdo filozofi atesite dhe i vihet përballë drejtësisë, duke trajtuar edhe problemin e absurdit nga Albert Camus, Samuel Becket.
Autori këtu pretendon se vërtetohet se absurdi nuk ka kuptim pa njeriun. Trajtohet edhe problemi i teatrit dhe kinemasë absurde. Kemi edhe shqyrtimin e postmodernizmit.
Ndërkaq në romani “Psycho”, (2017), ideja zhvillohet përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvënë absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi.
Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur.