Ish përdoruesi i marihuanës: Jeta me drogë si në ferr

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar intervistën ekskluzive të një të riu i cili në moshën 14 vjeçare kishte filluar të përdorë substanca narkotike të llojit marihuanë.

I riu i cili ka dashur të mbetet anonim ka rrëfyer momentet se si ka filluar ta përdor këtë substancë narkotike.

“Po me shoqëri, me shokë, hajde e përdorim, hajde pije një tym, qashtu hajde edhe një tym, edhe një tym dalëngadalë, tu m’u shishmu i’a kam nis me përdorë”, ka thënë i riu i cili ka bërë edhe një apel për bashkëmoshatarët e tij.

“I bëj apel rinisë sa ma larg saj se ju lë gjithë mbrapa, nuk ju lë me ecë përpara unë nga mosha 14, 15 vjet mos gabofsha, kam filluar ta përdori marihuanën mirëpo është një send që nuk i’a vlen as me përdorë as me përmendë”, ka theksuar ai.

Ky i ri i cili që nga mosha 14 vjeçare ka filluar ta përdor marihuanën thotë që të rinjtë që e pinë këtë substancë e kanë shumë të lehtë ta gjejnë atë në qytetet e Kosovës.

“Shumë është lehtë, shumë lehtë është, se njerëzit përmes komunikimit të shokëve tu e përdorë kur bëhesh i varur prej saj, shumica gjejnë kësi sende. 5 euro kushton një qese si kjo e pakos së cigares”, ka shtuar i riu.