Ushtarë iranianë

Irani nuk i largon trupat ushtarake nga Siria

Irani do të vazhdojë të ketë prezencë ushtarake në Siri, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për tërheqje të trupave, ka thënë një degë e ushtrisë iraniane në Damask.

“Prezenca e vazhdueshme e këshilltarëve iranianë në Siri, është pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak në mes të Teheranit dhe Damaskut” që është nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së të dyja vendeve vikendin e kaluar, ka thënë gjenerali, Abolqasem Alinejad, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve.

“Irani do t’i ndihmojë Sirisë në pastrimin e zonave të minuara në pjesë të ndryshme të shtetit, dhe në rindëritimin e zonave ushtarake që janë dëmtuar në luftë”, ka thënë Alinejad.

Trupat e Gardës Revolucione të Iranit kanë dërguar armë dhe mijëra luftëtarë në Siri, në ndihmë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës shtatëvjeçare me rebelët sunitë.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka përsëritur javën e kaluar thirrjen e Uashingtonit për tërheqje të trupave të Iranit nga Siri.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ekonomike kundër Iranit, pjesërisht edhe për ndërhyrjen e këtij vendi në Siri dhe Jemen, si dhe për programin bërthamor dhe atë raketor.