Inspektorati Policor i Kosovës përuroi “Dhomën e dëshmive”, donacion nga OSBE

Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e përurimit të “Dhomës së dëshmive”, donacion nga OSBE.

Gjate kësaj ceremonie të përurimit, kryeshefja ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi ka folur për rëndësinë e këtij donacioni nga OSBE.

“OSBE-ja ka mbështetur projektin tonë për rregullimin e kushteve teknike dhe të sigurisë për dhomën e dëshmive, e cila deri më tani i ka munguar organizatës tone”, duke siguruar qytetarët se do të punojnë në  drejtim të ngritjes së integritetit policor, duke realizuar një mbikëqyrje demokratike, të përgjegjshme dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Izmi Zeka, Zëvendësministër nga Ministria Punëve të Brendshme, i cili është shprehur i bindur që me këtë donacion, puna e IPK-së do jetë akoma më profesionale, pasi që dëshmitë që sigurohen gjatë hetimeve, kanë një vend tashmë  të sigurt dhe me standarde për ruajtjen tyre.

Ndërsa zëvendës ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl u shpreh se me këtë donacion kanë synuar që IPK të ketë standardet e policive ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Kodit Evropian të Etikes Policore.