I Rrëzohet Shtëpia ‘Për Shkak të Reshjeve’

Pesë anëtarët e familjes së Mehmet Halitit nga Godanci i Shtimes kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Muri anësor i shtëpisë është rrëzuar i tëri sot rreth orës 4 të mëngjesit por për fat, nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Haliti thotë se rrëzimi i murit ka ardhur si pasojë e ujit që ‘po flen’ në pjesën e prapme të shtëpisë dhe i cili, sipas tij, ia ka dobësuar muret e shtëpisë.

Kamera e KALLXO.com ka xhiruar gjendjen e krijuar në shtëpinë e Mehmet Halitit i cili thotë se do t’i largojë anëtarët e familjes nga aty për shkak të mungesës së kushteve për të qëndruar.

Ai thotë se zyrtarë të komunës së Shtimes e kanë vizituar gjatë ditës për ta parë gjendjen e krijuar pas rrëzimit të shtëpisë.