Foto-ilustrim

Hekurudha- Problem Kryesor Financimin

Kryeshefi ekzekutiv i infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës Agron Thaçi, tregoi se në cilat linja operon hekurudha, kurse tha se në veri akoma nuk po funksionojnë.

“Pas vitit 1999 situata e hekurudhave nuk ka qenë aq e mirë, kurse pas projekteve dhe investimeve kemi arritur që të sjellim ndryshim,” tha ai.

Para ministrit dhe të pranishmëve ai foli edhe për linjat e reja të cilat po presin që të ndërtohen dhe që do ta lidhin Kosovën edhe me vendet fqinje.

Përfaqësuesi nga Bordi i “Infrakosit” Njazi Selmani tha se përkundër të arriturave, hekurudha po përballet edhe me probleme.

“Bordi kryesisht është marrë problemin dhe sfidat financiare pasi që kjo ka qenë dhe do të jetë problemi ynë kryesor,” tha ai.

Ai sqaroi se bordi ka marrë disa vendime në lidhje më këtëçështje, mirëpo “çdo herë duke e ruajtur sigurimin dhe funksionimin e trenave”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, tha se është e vërtetë që ka probleme financiare mirëpo sipas tij këto do të tejkalohen.

“Problemet financiare të cilat i kemi e sidomos kohëve të fundit janë rezultat edhe i ngushtimit të hapësirave në buxhetin e Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe i disa kontratave të afarizmit që ju i keni pasur dhe nuk janë situata të prodhuara me dëshirën tuaj,” tha ai.

Sipas tij këto janë edhe rezultat i lidhjes që ka pasur hekurudha me Ndërmarrjen “Ferronikeli”.

“Sidomos kjo që ka të bëjë me ‘Ferronikelin’ që ka shkaktuar një efekt zinxhiror, por besojmë që ajo do të rregullohet dhe efekti zinxhiror që është shkaktuar,” tha ai.

Ndërsa sa u përket linjave të reja të hekurudhës të cilat priten që të krijohen, ministri  tha se kjo do të“ndryshojë edhe fotografinë e transportit” dhe do të rrisë rëndësinë e hekurudhës.

Në dhjetor të vitit të kaluar Ministria e Financave me Bankën Evropiane të Investimeve nënshkruan marrëveshje 42 milionëshe për kredi që do të rregullojë segmente të hekurudhës në linjën Han i Elezit-Leshak.

http://kallxo.com/banka-evropiane-kredi-42-milioneshe-per-hekurudhen/

Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e fundit për infrastrukturën e vendit dhe automjetet, konstatoi se ka rënie të përdorimit të trenave për udhëtim dhe transport.

http://kallxo.com/veturat-ndotin-sa-cereku-termocentraleve/