Teuta Haxhiu (AAK). Foto: Kallxo.com

Haxhiu kritikon mungesën e ministrave në diskutimin për gjendjen në Luginë të Preshevës

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kritikuar ministrat e Qeverisë së Kosovës për mos marrjen pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku është duke u diskutuar për gjendjen në Luginën e Preshevës.

Haxhiu tha se seanca nuk po tregon për atë se çfarë është synuar të flitet e të diskutohet.

“Për mos me mbajt me fol shumë, ata jetojnë m e brengat e tyre dhe e dinë të gjithë mbështetjen që ka mujt secila do qeveri me bo për luginën e në fakt nuk është bërë kurrë aq sa është kërkuar. Ajo që  më bjen në sy është një, pikërisht seanca nuk po e tregon atë që e kemi synu, se kemi prezencës e ministrave që do të duhet të kishim sot, për të parë se cili ministër ka fillu të paktën me bo diçka për luginën e Preshevës dhe të zotohen të gjithë ministrat se çka do të bëjnë të ardhmen”, tha ajo.

Tutje Haxhiu shtoi se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të mbeten të rënda.

“Nga vizita e 2015 kemi pa problemet e njëjta. Numri i nxënësve është duke rënë skajshmërish, ajo çka na ka bërë më të shqetësuar, shkolla Zenel Hajdini numri i nxënësve është që për brenda 2 vite ajo shkollë të mbyllet rrënjësisht”, tha ajo.

Në seancës e Kuvendit të Kosovës, është edhe Ministri i Drejtësisë.

Për të njëjtin, Haxhiu tha se disa ministra kanë realizuar disa projekte.

“E falënderoj Ministrin e Drejtësisë që është këtu, e falënderoj sepse ka realizuar një projekt me një shkollë, ka realizuar edhe Ministri i Shëndetësisë kemi qenë ne aty po flas publikisht për atë që kemi parë. Është realizuar edhe një projekt me Kryeministrin Haradinaj, Parku i Paqes, ne ke mi qenë aty ende nuk ka filluar projekti”, tha ajo.