Foto: ZKM

Haradinaj viziton një fabrikë në Gjakovë: Ky është vit i ekonomisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar fabrikën “Aulona” në Gjakovë duke thënë se ndjehet i lumtur që një traditë si e kësaj ndërmarrje prodhuese, po vazhdon të zhvillohet duke gjeneruar vende pune dhe duke eksportuar për tregun e huaj.

Ai ka treguar që kjo fabrikë për prodhimin transformatorëve distributivë në vaj dhe induktorëve, numëron 25 të punësuar dhe se produktet e saj eksportohen edhe në tregun e Gjermanisë.

“Pas Zonës së Veçantë ekonomike Amerikane dhe projekteve të reja në bujqësi, Gjakova ngadalë po rikthehet në oazë ekonomike të vendit dhe ndihma institucionale nuk do të mungojë. Sepse, ky është vit i ekonomisë!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.