‘Hanibali i nëntokës’ jepet sot premierë në Teatrin ‘Adriana Abdullahu’ në Ferizaj

Teatri “Adriana Abdullahu” i qytetit të Ferizajt shfaq sot në mbrëmje, në ora 20:00, premierën e  ”Hanibali i nëntokës”, me tekst të Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit.

Repriza e kësaj shfaqje do të jepet nesër, më 16 shkurt 2019, në këtë teatër në të njëjtën kohë.

Shfaqja “Hanibali i nëntokës”  trajton problemet të ndryshme socio-politike që prekin shoqëritë moderne, në një kronologji të renditur që nga parahistoria e deri në kohën e sotme.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Ali Krasniqi, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Dashuri Rexhepi dhe Uratë Shabani. Skenografinë e shfaqjen e ka bërë Mentor Berisha, ass. i skenografisë Artan Hasani, kurse ndriçimi nga Hajrullah Elezi.