Hajgarja me veturën e policisë trajtohet nga PK

Policia e Kosovës po e trajton rastin e video incizimit të cilin KALLXO.com e ka publikuar mbrëmjen e kaluar në të cilin video incizim shihet një qytetar i cili keqpërdorur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme, Baki Kelanin në lidhje me këtë video incizim.

“Policia e Kosovës e posedon këtë informacion (videopublikim) dhe të njëjtin është duke e trajtuar në aspektin policor”, tha Kelani për KALLXO.com

https://kallxo.com/video-hajgare-me-veturen-e-policise/