Guinea-Bissau e ka rikonfirmuar njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 Janar 2018, nëpërmjet të cilës është rikonfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, vendimi ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Malam Bacai Sanhá, më 10 janar 2011.

“Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje mediave vendore që të mos bien pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme që vijnë nga Serbia.

Kjo është nota verbale përmes të cilës Guinea Bissau e ka njohur Kosovën.

Nota verbale nga Guinea Bissau