Adriatik Kryeziu/Twitter

Vuçiq tha se Gaboni tërhoqi njohjen e Kosovës, ambasadori i Kosovës në Kanada me kolegen gaboneze diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, është takuar me kolegen e tij nga Gaboni, Engone Rosine Epouse Oliveira, me të cilën kanë diskutuar marrëdhëniet bilateriale mes Kosovës dhe Gabonit.

“Kisha një takim dhe diskutim të mrekullueshëm për marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Gabonit me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, H.E znj. Engone Rosine Epouse Oliveira”- është shprehur Kryeziu.


Herë pas here, liderët shtetërorë të Serbisë dalin me deklarata në lidhje me vendet që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Së fundmi, një gjë e tillë është bërë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka pretenduar se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij edhe një vend tjetër, i dhjeti, po pritet të veprojë njëjtë.

“Kemi nëntë (vende) që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Maldivet, Shën Lucia, ne jemi duke pritur për të dhjetin” – citohet të ketë thënë Vuçiq sipas raportimit të Tanjug.

Vuçiq tha se Libia ka çnjohur Kosovën, ambasadori Agron Bajrami takon ambasadoren libiane