Gorani: Shqiptarët e Luginës vazhdojnë të trajtohen si të paqenë nga Serbia

Dukagjin Gorani nga Partia SocialDemokrat, tha në Kuvendin e Kosovës së shqiptarët në Luginën e Preshevës po trajtohen si të paqenë nga ana e Republikës së Serbisë.

Sot në Kuvendin e Kosovës, po diskutohet gjendja në Luginën e Preshevës.

“Komuniteti shqiptar vazhdon të trajtohet në Luginë si i paqenë, nga qeveritë e Serbisë.  Qeveria e Serbisë refuzon a urdhëroj largimin e njësive speciale ushtarake policore nga Lugina. Pa ndërprerje stacionimi i këtyre forcave qëndron që nga periudha e konfliktit në vitin 2000. Ajo vazhdon ta pengoj kthimin e shqiptarëve të dëbuar e të shpërngulur, tash e mbi 20 vjet qindra shqiptar nga Lugina e Preshevës mbeten pa shtetësi, pa status pa shtëpi e pa vendlindje”, tha Gorani.

Ai shtoi se shqiptarët e luginës, kanë të drejtuar sytë nga deputetet kosovar sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai tutje shtoi se duhet të veprohet jo të premtohet për gjendjen e shqiptareve në Luginën e Preshevës.

“Sytë e shqiptarëve të luginës, vazhdojnë të mbesin të drejtuar kah na sot, duhet të jemi të gatshëm të ua dëshmojmë që nëse nuk mund të bëjmë gjithçka për brengat e tyre se paku të bëjmë diçka. Diçka që do të jetë vendim e veprim e jo vetëm premtim. Le të fillojmë më hapjen  e zyrës së Luginës pranë Kryeministrisë. Le të jetë kjo një derë një adresë për hallën e tyre në jetën tonë, ajo duhet të hapet në shenjë të vullnetit të sotëm që mund të shndërrohet në obligim të nesërmen për obligim mirëkuptim dhe bashkim”, tha ai.