Gjuan me armë në aheng familjar, plagos vetën

Një person ka plagosur vetën pasi ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu në Prizren.

Arma me të cilën ka gjuajtur prizrenasi ka qenë pa leje dhe është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë dhe ka plagosur veten. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit. Arma ka qenë pronë e dyshuarit mashkull K-Shqiptar i cili nuk posedon leje për të. Pistoleta e përdorur është konfiskuar me  një karikator dhe 18 fishekë dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7,65 mm”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.