ellena Gjokiq, profesoreshë e menaxhimit të mbeturinave në Mitrovicë

Gjokiç: Zhvillim duhet të kemi por edhe mbrojtje të mjedisit

Jellena Gjokiç, profesoreshë e menaxhimit të mbeturinave,  tha se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë dy gjëra që janë të lidhur me njëra-tjetrën.

Gjokiq tha se zhvillimi i qëndrueshëm ka tri shtylla dhe nëse këto shtylla qëndrojnë bashkë, çdo projekt do të jetë afatgjatë.

“Zhvillimi, po. Duhet të kemi zhvillim. Duhet të kemi, në të njëjtën kohë, mbrojtje të mjedisit. Prandaj dhe në botë zbatohet, dhe duhet kudo të zbatohet, koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm. Pra, qëndrueshmëria është diçka që na duhet, dhe zhvillimi i qëndrueshëm përbëhet nga tri shtylla të qëndrueshmërisë: së pari është qëndrueshmëria ekonomike, që diçka duhet të jetë fitimprurëse, ekonomikisht e mundur, së dyti që të jetë e dëshiruar nga shoqëria, siç thatë dhe ju, kot e kemi parkun kombëtar nëse nuk kemi njerëz në të, dhe së treti që të jetë në përputhje me mbrojtjen e mjedisit”, tha ajo në DebatPërnime, ku është duke u diskutuar për mbrojtjen e mjedisit të organizuar në qytetin e Pejës.