Arkiv: Senati i UP-së, 31.10.2017 - Foto: KALLXO.com

Gjashtë Profesorë Vizitorë - Pjesë e UP-së

Gjashtë profesorë universitarë, të cilët do të vijnë nga Tirana, Lubjana, Roma dhe Vjena, do të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në cilësinë e profesorëve vizitorë.

Angazhimi i tyre u bë pas votimit në mbledhje të Senatit të UP-së.

Katër profesorë vizitorë do të jenë në Fakultetin Filozofik ndërsa dy të tjerë do të jenë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për përsëritjen e konkursit për angazhim të bashkëpunëtorëve te jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në njësinë akademike të UP-së për vendet të cilat nuk janë plotësuar në konkursinë e parë.

Senatorët e UP-së treguan që në konkurs për angazhim ka pozita që janë plotësuar ndërsa të tjera jo për shkak se kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e kërkuara.

Po ashtu ata thanë se kanë pasur ankesa për të cilat Rektori i UP-së gjatë diskutimit tha se ky numër i ankesave është më i vogël se vitin e kaluar.

Senatori i Fakultetit të Arteve, Ismet Jonuzi, tha se ka shumë raste që personeli i angazhuar ka një vend të rregullt pune ndërsa, sipas tij, kjo po ua mohon të drejtën e angazhimit të rinjve të cilët nuk punojnë.

“Ka të rinj që nuk mund të hyjnë si të angazhuar në UP. Qysh do të hyjnë ata kur nuk u jepet mundësia”,  tha Jonuzi.

http://kallxo.com/perserit-konkursin-per-bashkepunetore-te-jashtem/

Edhe Senatori i Fakultetit Juridik, Avni Puka, u ankua në konkursin për angazhim të bashkëpuntorëve të jashtëm duke thënë që kjo më shumë bëhet për favorizime familjare.

Duke u bazuar në këtë, Puka abstenoi në votim për përsëritje të konkursit.