Mbledhja e Senatit të UP-së - Foto: KALLXO.com

UP Angazhon Profesorë Vizitorë nga Anglia

Senati i UP-së ka marrë vendim që të angazhojë profesorë vizitorë nga Universiteti i Staffordshire në Angli në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik për vitin akademik 2017/ 2018.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, përgëzoi dekanët për angazhim të personelit akademik nga universitetet botërore.

“E çmoj këtë praktikë të dekanëve për rritjen e cilësisë së fakulteteve”, tha Demaj.

Gjatë kësaj mbledhje u votua edhe shpallja e konkursit për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për semestrin veror të vitit akademik 2017/2018 në njësitë akademike që kanë nevojë.

Senati i Universitetit të Prishtinës po mban mbledhjen e rregullte me ç’rast në rend dite janë 12 pika.

Mbledhja ka nisur ne një minutë heshtje për profesorin Basri Çapriqi, i cili ndërroi jetë dje.