Ilustrim

Furrtarët në Vushtrri i Shqetëson Buka 15 Centëshe

Furrtarët në Vushtrri janë të shqetësuar lidhur me kualitetin e bukës që në këtë qytet në supermarkete po shitet me çmimin prej 15 centësh.

Furrtarët përveç me cilësinë e dobët të kësaj buke, janë të pakënaqur edhe me çmimin me të cilin ajo po shitet.

Disa furrtarë i kanë thënë rtv21.tv se nuk kanë mundësi ta ndjekin këtë çmim dhe nëse ata duhet ta shesin bukën 500 gramëshe 15 centë, nuk kanë llogari dhe duhet të mbyllin bizneset e tyre.

Ata kanë thënë se buka 15 centëshe ka sasi të madhe të aditivit për ta fryrë atë artificialisht dhe është shumë e dëmshme.

Sipas furrtarëve buka e rrezikshme 15 centëshe në Vushtrri nëpër supermarkete po vjen nga komunat tjera,

Një bukë 500 gramëshe në Vushtrri nëpër furrat e këtij qyteti kushton 30 centë.