FOTO: Trotuari i “Rrugës B’ bllokohet nga veturat e parkuara

Trotuari përgjatë ‘Rrugës B’ në Prishtinë është bërë  i pashfrytëzueshëm për këmbësorët e kësaj zone të kryeqytetit.

Kjo për shkak se në trotuar janë parkuar disa vetura.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi, të cilat sipas tij janë shkrepur para 10 minutash.

Fotografitë tregojnë se si shumë vetura janë parkuar në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.