Foto: Vetura zyrtare e parkuar në mes të trotuarit

Një veturë është parë e parkuar në mes të trotuarit në lagjen “Rruga B’, në Prishtiinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihet vetura e parkuar në mes trotuarit, e cila i pamundëson këmbësorëve lëvizjen e lirë në këtë trotuar.

Nuk dihet se vetura me targat 01Z- 52- 19 cilit institucion shtetëror i takon.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e veturës së parkuar në trotuar.