FOTO: Nis loja ‘Ludo’ në sheshin e Skenderajt

Po mbahet loja ‘LUDO’ në Komunën e Skenderajt e cila ishte paralajmëruar si aktivitet në kuadër të ditës së Pavarsisë së Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga sheshi ‘Adem Jashari’ ku edhe po zhvillohet loja.

Ky aktivitet kishte nxitur reagim nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, duke kërkuar nga kryetari Jashari që të anulohet.

Loja është organizuar nga Qendra Rinore Publike e Skenderajt.

Përveç Skenderajt, edhe qyteti i Vushtrrisë përkatësisht shoqëria civile ka organizuar aktivitet të njejtë në kuadër të 17 Shkurtit.

 

https://kallxo.com/vetevendosje-i-ben-thirrje-bekim-jasharit-ta-heqe-nga-axhenda-e-festimeve-lojen-ludo/

https://kallxo.com/ne-skenderaj-do-te-luhet-ludo-ne-shesh-per-nder-te-pavaresise/