Filmi ‘Albanian gangster’ javën e ardhshme shfaqet në Kino ABC

Filmi  “Albanian gangster” do të shfaqet premierë botërore më 11 tetor në ora 20:00 në Kinemanë ABC në Prishtinë, ndërsa nga 12 tetori filmi shfaqet në dy termine, në ora 20:00 dhe 22:00.

Filmi “Albanian gangster”, është një dramë e krimit duke ndriçuar brutalitetin, por edhe kodin e nderit të një krimineli.

Xhirime me personazhe të vërteta nga zonat lokale brenda dhe jashtë Bronksit në Nju Jork, filmi u zhvillua për të marrë audiencën thellë në botën e tyre të vështirë, duke përcjellë një ndjenjë autentike që nuk është parë kurrë në ekran.

Skenari dhe regjia e filmit është bërë nga Matthew A. Brown.

Rolet: John Rezaj, Nik Nucullaj, Ashley c. Williams, Maria Rezaj, Almedin Dervishaj, Brian Murphy, Nick Cinnante, Përparim Rrahmani, Kastriot Gjelaj.