Djemtë mes moshës 11 dhe 16 vjeçare së bashku me trajnerin e tyre të ngecur në shpellë, Foto: BBC/Getty Images

Fillon misioni për shpëtimin e fëmijëve të ngecur në një shpellë në Tajlandë

Ekipet e shpëtimit kanë filluar misionin për të evakuuar 12 djem dhe trajnerin e tyre të futbollit nga shpella ku ata janë bllokuar për dy javë, raporton BBC.

Ekipet hynë në shpellë në ora 10:00 lokale, u tha gazetarëve shefi i operacionit, Narongsak Osottanakorn.

Të gjithë personeli jo i rëndësishëm janë larguar nga vendi pranë hyrjes, duke lënë vetëm ekipet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.

12 djemtë dhe trajneri i tyre po eksploronin shpellën më 23 qershor, kur shpella u rrënua nga uji.

Trembëdhjetë zhytës të huaj dhe pesë nga marina tajlandeze janë të përfshirë në misionin e shpëtimit.

Djemtë e parë mund të dalin nga shpella të dielën rreth orës 21:00 sipas kohës lokale, kanë thënë zyrtarët. Mendohet se i gjithë operacioni mund të zgjasë disa ditë.

Si grupi i bllokuar dhe familjet e tyre ishin të informuar për planin.

Narongsak tha se djemtë dhe trajneri i tyre ishin “shumë mirë fizikisht dhe mentalisht, ata janë të vendosur dhe të fokusuar”.

Është e paqartë saktësisht se si do të lëvizin djemtë, por duket se udhëtimi do të përfshijë disa zhytje dhe ecje në zonat ku niveli i ujit lejon.