Dosja e Prokurorise per mishin e prishur ne Peje

Ekskluzive - Fotografitë e mishit të prishur në Pejë nga dosja e Prokurorisë

KALLXO.com ka siguruar të dhëna dhe fotografi ekskluzive nga dosja e Prokurorisë Themelore të Pejës lidhur me skandalin e mishit të prishur, i cili i konfiskua në Pejë.

Në fotografitë e dosjes së Prokurorisë së Pejës, të cilat ka siguruar KALLXO.com shihet në detaje gjendja në të cilën punonte ‘kasaphana’ e të dyshuarit S.Sh., i cili u arrestua nga Policia dhe prokuroria kërkoi paraburgimin e tij.

 

 

KALLXO.com para pak çastesh raportoi se S.Sh., i dyshuar për skandalin me mishin e prishur në Pejë, është sjellë në Gjykatë, kur edhe pritet të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë sipas kërkesës së Prokurorisë, e cila ka kërkuar paraburgimin  tij.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-skandalin-me-mishin-e-prishur-sillet-ne-gjykate/

KALLXO.com raportoi se një informatë nga një qytetar se në një fermë ishte marrë një kafshë e ngordhur bëri që Policia të intervenojë menjëherë.

Aksioni kishte rezultuar me zbulimin e një kasaphane nën kushte të tmerrshme higjienike me sasi të mëdha të mishit të prishur, i cili po bëhej gati të nxirrej në treg dhe t`u servohej qytetarëve për konsum.

Brenda atij objekti u gjeten 1089.40 kg mish i prishur dhe një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte aspak të mira higjienike.

Nën dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, dje policia arrestoi tre persona të cilëve ju është gjetur mishi i prishur i gatshëm të shitej për konsum.

 

https://kallxo.com/lopa-e-ngordhur-ishte-trajtuar-nga-veterinari-foto/

https://kallxo.com/pejanit-i-konfiskohen-mbi-nje-mije-kilogram-mish-te-prishur/

https://kallxo.com/pamje-shokuese-nga-kasaphana-e-lopeve-te-ngordhura-ne-peje/