Foto: Ilustrim

Dy persona të zhdukur, një në Ferizaj, një në Pejë

Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur.

Sipas Policisë, një nënë ka raportuar dje se vajza e saj ka dalë nga shtëpia më 2 qershor dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Një rast tjetër me person të zhdukur është regjistruar në Pejë.

Një qytetare është ankuar dje në Polici se vëllai i saj me probleme psikike ka dalë nga shtëpia më 4 qershor dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.