Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Dy aksidente në Skenderaj, 7 të lënduar

Dy aksidente komunikacion me të lënduar kanë ndodhur dje në territorin e komunës së Skenderajt

Aksidenti i parë, ku lëndime kanë pësuar pesë persona, ka ndodhur në fshatin Murgë dje rreth orës 12:20.

Sipas Policisë, është raportuar se i dyshuari gjatë lëvizjes me automjetin e tij dyshohet se kishte humbur kontrollin duke dalë në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe ka goditur automjetin tjetër me ç’rast lëndime trupore pësojnë të dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Prellovc të Skenderajt rreth orës 14:50.

I dyshuari gjatë drejtimit të veturës së tij dyshohet se nga pakujdesia gjatë përballëkalimit del në shiritin e kundërt dhe godet automjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy pasagjere, të cilat janë dërguar në tretman mjekësor.

Sipas raportit të sotëm të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente me të lënduar dhe 28 pa të lënduar.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik.