Foto-ilustrim

Dy të mitur të lënduar në aksidente në Prizren

Një person ka marrë lëndime pas një aksidenti në Prizren.

Sipas raportit ditor të policisë, mëngjesin e djeshëm në rrugën Transit në Prizren, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit lëndim trupor ka pësuar njësi vozitës i cili është dërguar dhe ka mbetur në tretman mjekësor në qendrën rajonale mjekësore në Prizren.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Një aksident tjetër në Prizren është shënuar dje, dy orë më pas, në rrugën “Sylejman Vokshi”, ku një veturë ka goditur një këmbësore të moshës së mitur.

Këmbësorja ka pësuar lëndim trupor ku edhe ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën rajonale mjekësore Prizren.

Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Në një rast tjetër mbrëmë, në fshatin Mohlan në komunën e Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një çiklisti të mitur.

Çiklisti ka pësuar lëndim të rëndë trupor ku edhe ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën rajonale mjekësore në Prizren, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetën.

Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.