Ilustrim

Prizren, gjashtë persona të lënduar në aksident trafiku

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Prizren.

Policia ka njoftuar se në aksidentin që ka ndodhur mes dy veturave, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, kanë mbetur të lënduar dy vozitësit dhe katër pasagjer, njëri prej tyre i moshës së mitur.

Pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit të lënduarit janë liruar. Me vendim të prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet.