Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

36 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit

Policia ka njoftuar se në 24 orët e fundit 36 aksidente kanë ndodhur në të cilat ka pasur të lënduar.

Gjithashtu sipas raportit policor, aksidente me dëme materiale janë regjistruar 61 të tilla.

Për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 613 tiketa.

Një rast i vetaksidentit është regjistruar në Lagjen Petrovë të Komunës së Prizrenit.

Sipas policisë, një person përderisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa të huaja duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lejuar ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e shtëpisë së viktimës.

Si pasoj e vet aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja të cilëve iu është ofruar tretman mjekësorë.

Një aksident tjetër është shënuar në fshatin Novosellë në Komunën e Malishevës.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.