ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

70 aksidente në 24 orët e fundit

35 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente pa të lënduar janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar në lidhje me këto aksidente ndërsa ka dhënë sqarime vetëm për një aksident në Zhur të Prizrenit.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Gjithashtu policia ka njoftuar se janë arrestuar nëntë persona, katër janë liruar, dy janë dërguar nën masën e ndalimit policor ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.