10 të lënduar në 3 aksidente në Prizren

Tri aksidente trafiku me të lënduar kanë ndodhur në Prizren gjatë ditës së djeshme.

Tre persona janë lënduar në aksidentin mes dy veturave që ka ndodhur në rr. “Mursel Osmanaj” dje rreth orës  11:10. Pas marrjes së tretmanit mjekësor të lënduarit janë liruar.

Ndërsa, pesë persona janë lënduar në aksidentin mes tri automjeteve që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në rr. “Ismail Kryeziu”. Të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Një tjetër aksident ka ndodhur te rrethi afër vendit ku ka qenë “Benaf”. Në këtë aksident janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë. Nga aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.