Dragash, kërcënon vajzën dhe e mbyll brenda në dhomë

Një person në Dragash është arrestuar për një rast të kërcënimit dhe dhunës në familje.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari më 14 maj rreth orës 19:00, ka marrë vajzën e tij kundër vullnetit të saj, nga aty ku bashkëjetonte me një person dhe duke e kërcënuar e ka mbyllur brenda në një dhomë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.