Distria Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Distria Krasniqi në Finale të Kampionatit Europian

Në Podgoricë të Malit të Zi është duke u zhvilluar kampionati evropian i xhudos, për grupmoshën U – 23.

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi po tregohet shumë e suksesshme në luftën drejt medaljes së artë të kampionatit.

Pasi mundi izraeliten Betina Temelkova e rusen Daria Bobrikova, Distria në gjysmëfinale u ndesh me italianen Francesca Garda.

Krasniqi fitoi duelin për vetëm 2 minuta e 19 sekonda, duke kaluar në finale ku do të përballet me rumunen Florian Alexandra-Larisa, shkruan rtv21.tv.

Më herët Krasniqi kishte fituar vendin e parë në Kampionatin Botëror për Juniorë në vitin 2015, vendin e parë në Antalya Grand Prix në vitin 2017, si dhe vendin e tretë në Paris Grand Slam në po të njëjtin vit./21Media