Foto nga gjykimi i Pjetër Ndrecaj

Digjet shtëpia ku jetonte Valbona Ndrecaj

Shtëpia në të cilën banonte Valbona Marku Ndrecaj, për vrasjen e së cilës është dënuar burri i saj, është djegur mbrëmë.

Policia ka njoftuar se informacionin e kanë marrë mbrëmë rreth orës 21:20.

“Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj.

Sipas saj, policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me  raport mbi shkakun e zjarrit.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e 7 gushtit 2018.

Pjetër Nrecaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit.

https://kallxo.com/arsyet-pse-apeli-e-denoi-me-burgim-te-perjetshem-pjeter-nrecajn/