Kontenjerë mbeturinash në Prishtinë

Prishtina thirrje qytetarëve: Mos hedhni hi në kontejnerë

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje publike për parandalimin e djegies së kontinjerëve të mbeturinave.

‘’ Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hudhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hudhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre’’, thuhet në shkrimin e Komunës.

Më tutje Komuna e Prishtinës shkruan se ‘ Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba’.