Blerim Devolli në Komisionin Parlamentar

Devolli nuk i do mediat në raportimin e tij në Kuvend

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli do të raportojë sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Mirëpo me të filluar mbledhja e komisionit, Devolloi ka kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur për media nën arsyetimin se për çështje afariste do të ishte më mirë të jetë e mbyllur.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli kërkoi që për hire të publikut kjo seancë të jetë e hapur. “Për hir të transparencës për publikun sugjeroj që seanca të jetë publike. Për të sqaruar të gjitha paqartësitë se çka ka ndodhë”.

Ndërsa deputeti i Milaim Zeka kërkoi që të mbështetet kërkesa e Blerim Devollit.

“Shumë vende të botës nuk lejojnë kamera në seanca. Meqënese Devolli ka shprehë dëshirë për seancë të mbyllur. Me që ka diçka me na tregu, atëherë i ftoj kolegët të reflektojnë. Për interes të PTK-së e mbështes kërkesën e Devollit”, tha ai.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.