Nga gjykimi i Naser Kelmendit | Foto: KALLXO.com

Dëshmitari i Sëmurë-Shtyhet Seanca

Sot në gjykimin e Kelmendit pritej të dëshmonte Muhamet Ushanoviq, por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë ngase nuk dihej mirë me shëndet.

Ushanoviq edhe më 21 mars po për shkaqe shëndetësore nuk u paraqit në Gjykatën e Sarajevës prej nga do të jepte dëshminë e tij me video-lidhje.

http://kallxo.com/mungon-deshmitari-ne-rastin-e-naser-kelmendit/

Në seancën e kaluar pasi u pyet nga mbrojtja e Kelmendit në lidhje me ndryshimin e deklaratës së tij, Ushanoviq në mënyrë demonstrative ndërpreu dëshminë.

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrestim ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi po akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.