Albulena Balaj- Halimaj, Deputete. Foto: Kallxo.com

Deputetja e NISMA: Ministri Po Linçohet Nga Ata që e Sollën Arsimin në Këtë Gjendje

Deputetja nga NISMA, Albulena Balaj- Halimaj, e mbrojti ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kritikat që iu bënë nga deputetët e opozitës gjatë seancës së jashtëzakonshme për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR.

‘Ministri po atakohet e linçohet. Shtrohet pyetja nga kush? Nga ata që e kanë sjellë arsimin në këtë gjendje”, tha Balaj- Halimaj gjatë debatit.

“Arsimi duhet të jetë mbi politikën ditore”, shtoi ajo.

Deputetja e cila vjen nga partia e njëjtë me ministrin Bytyqi tha se atij duhet t’i kërkohen më shumë

Reforma e aktivitete në teren, por “të mos e godasim politikisht”.

“Nëse mendoni se njerëzit duhet t’i largojmë ata që punojnë, e keni gabim… Me asnjë çmim nuk do të heqim dorë nga rruga jonë drejt një sistemi arsimor produktiv”, tha Balaj- Halimaj.

Ajo tha se ministri e ka sjellë me kohë emrat e bordit të Akreditimit me kohë por, sipas saj, nuk ka pasur interes nga Kuvendi t’i votoj këta emra.

“Nuk ishin të gatshëm ta çkapnin arsimin nga grupe polike”, tha Balaj- Halimaj.