Zëvendëskryeministrja Balaj bisedon me Kosnett për situatën politike dhe pandeminë

Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka zhvilluar një bisedë virutale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Balaj – Halimaj ka bërë të ditur se me ambasadorin Kosnett diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend”, ka shkruar Balaj në ‘Facebook’.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se me ambasadorin amerikan ka diskutuar edhe për dialogun – Kosovë – Serbi dhe rolin e ShBA-ve në këtë proces.

“Ambasadorin Kosnett e falënderova për përkrahjen dhe mbështetjen që më ofroi në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kemi në kuadër të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Balaj.