Gjykimi i zyrtarëve të AKP-së | Foto: KALLXO.com

Dënohen për Ryshfet Zyrtarët e AKP-së

Fevzi Hajdari e Taulant Tahirsylaj janë shpallur fajtorë vetëm për veprën penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje

Fevzi Hajdari është dënuar me 2 vjet burgim si dhe 25 mijë euro gjobë.

Taulant Tahirsylaj është dënuar me 6 muaj burg me kusht dhe gjobën prej 4 mijë eurove.

Fevzi Hajdari njësoj ishte dënuar edhe në shqyrtimin e kaluar gjyqësor në korrik të viti që shkoi. Taulant Tahirsylaj atëherë ishte dënuar me 1 vit burgim me kusht si dhe 8 mijë euro gjobë.

http://kallxo.com/burg-per-zyrtaret-e-akp-se-moren-ryshfet/

Kryetari i trupit gjykues se njëra ndër arsyet për zvogëlimin e dënimit të Taulant Tahirsylajt ka qenë sjellja e tij korrekte të cilën gjykata e ka vlerësuar.

Kurse për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare të njëjtit janë liruar nga aktakuza.

Aktakuza ngarkonte Hajdarin dhe Tahirsylajn se si zyrtarë në AKP-së me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ta shlyer borxhin në Administratën Tatimore të Kosovës prej 517 mijë eurove për pronën që dëshironte ta regjistronte Ramush Misini. Të denuarit ishin zyrtar të AKP-së, mirëpo kishin premtuar se mund të kryenin punë në ATK.