Delegacioni i BE-së për protestën në Tiranë: Dhuna nuk mund të tolerohet

Një reagim ka ardhur sot nga delegacioni i Bashkimit Europian, ku u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë në Tiranë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut, ka shkruar në rrjetin social Twitter, delegacioni i Bashkimit Europian.

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne europiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë. Delegacioni i Bashkimit Europian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”, thuhet në shkrimin e delegacionit të BE-së.

Policia e Shqipërisë pas protestës së djeshme të opozitës në Tiranë, ka proceduar 84 persona, 50 nga ta të arrestuar, për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore./21Media