Foto: Top Channel

Policia i përgjigjet thirrjes së PD-së për ndërhyrje

Policia e Shtetit i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga PD, duke ndërhyrë menjëherë.

Partia Demokratike në një deklaratë zyrtare ka kërkuan ndihmën e policisë duke thënë se Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës.

“Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojnë godinën e Partisë Demokratike duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe si dhe të dhjetëra demokratëve të tjera”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Pas kësaj, policia ka ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

“Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Situata në PD është kaotike, me gazit lotsjellës që hidhet nga brenda PD dhe protestuesve që insistojnë të futen brenda.

Protesta ka filluar nga ora 12:00 para selisë së PD, me qëllimin për të hapur dyert e “shtëpisë së demokratëve”, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.

Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.

“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të ShBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASh për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.