Botohet një libër për Ipeshkvin Mark Sopi

Shtëpia Botues “Hieronimus” kohë më parë ka nxjerrë nga shtypi librin “Dritë mbi gjurmë të Imzot Mark Sopit” të krijuesit klinas Lekë Mrijaj.

Libri i përmbledh kontributin dhe punë e bërë nga ish-ipeshkvi i Kosovës, Mark Sopi, jo vetëm në aspektin fetar.

Libri botohet me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopit, Ditës së Emrit të Tij – Shën Markut dhe 550-vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Përveç kontributit në fushën fetare, ish-ipeshkvi njihet edhe një kontribuues shumë i madh në çështjet kombëtare dhe luajti edhe një rol thelbësor në marrëdhëniet ndërëfetare në vend.

Ish-ipeshkvi Mark Sopi lindi më 26 shkurt të vitit 1938 në fshatin Binçë të komunës së Vitisë dhe vdiq më 11 janar 2006 në Prishtinë.

Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Pazin të Kroacisë. Studimet në filozofi dhe teologji i ka filluar në Zagreb ndërsa i ka përfunduar në Romë.

Imzot Mark Sopi vdiq pas një sulmi në zemër më 11 janar 2006 në moshën 67 vjeçare në Prishtinë.