Dy nga burrat që SIPA dëshiron të identifikohen.

Boshnjakëve u Kërkohet t’i Identifikojnë Sulmuesit e Vuçiqit

Agjencia Shtetërore e Bosnjës për Investigim dhe Mbrojtje, SIPA, i ka bërë thirrje publikut të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarit për përfshirje në një sulm ndaj kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni me rastin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës në korrik 2015.

Në një deklaratë, agjencia tha se kërkohet “informacion i dobishëm apo zbulim i identitetit” të burrave të fotografuar në një seri prej gjashtë fotografish.

Hapi vjen pas interesit të rritur publik në këtë çështje, në të cilën lideri serb u qëllua me gurë ndërsa bënte në vitin 2015 homazhe për rreth 8,000 burra e djem myslimanë boshnjakë që u vranë nga forcat serbe të Bosnjës nën drejtimin e Ratko Mlladiq në Srebrenicë në vitin 1995, masakre që është përcaktuar si një akt gjenocidi nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq u dëmtua lehtë pasi u sulmua me gurë dhe shishe plastike me rastin e përkujtimores së 20 vjetorit më 11 korrik. Ai u largua nga vendngjarja.

SIPA u vu nën presion për zgjidhjen e kësaj çështjeje pas incidentit të profilit të lartë dhe të dënuar gjerësisht, duke arrestuar dhe marrë në pyetje katër të dyshuar menjëherë pas ndodhisë. Por agjencia vitin e kaluar u kritikua pas çështja nuk është zgjidhur ende.

Më herët këtë muaj, ministri boshnjak i sigurisë Dragan Mektiq tha për faqen serbe të lajmeve Euroblic se mesa dinte ai, personat e përfshirë në sulm ishin “ekskluzivisht shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Pasi ai foli mbrëmjen e Vitit të Ri, në vitin 2016, agjencitë e lajmeve raportuan se dy oficerë serbë policie ishte arrestuar dhe mbajtur për 30 ditë në paraburgim nën dyshimin se kishin nxjerrë sekrete zyrtare pasi folën në tetor me Al Jazeera Balkans për pjesëmarrjen në përkujtimoren e Potoçarit.