Shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla

Bill Clinton sot feston ditëlindjen, e kosovarët bashkë me të

Ish- presidenti i ShBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 72-të.

Me këtë rast shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni të festimit, duke filluar nga ora 11:00.

“E veçanta e këtij manifestimi, përpos telegramit të urimit që do t’i dërgohet Presidentit Clinton është se për nder të kësaj date, në emër të shoqatës e besojmë edhe gjithë popullit shqiptar z.Clinton por edhe zonjës Hillary, dhuratë nga një parë veshje tona nacionale me një mesazh besojmë shumë domethënës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Do të ketë edhe tortë e dolli festive për nder të kësaj date.

Aktiviteti zhvillohet në selinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Rr. “Lah Nimani”, No-16. Prishtinë. Rrugica lidhet me rrugën e UÇK që shkon nga Komuna e Prishtinës tek “Qafa”./21Media