Ilustrim

Arrestohet për të shtëna zjarri në dasmë

Është arrestuar një burrë në Mitrovicë, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.