Ilustrim

Arrestohet pasi kanosi prokuroren dhe gjyqtaren në Klinë

Në Komunën e Klinës është arrestuar një i dyshuar, i cili gjatë një seance në objektin e Gjykatës Themelore Pejë dega në Klinë, kishte kanosur prokuroren dhe gjyqtaren.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia e ka evidentuar si pengim dhe kanosje të personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.